Në emisionin e sontëm ‘Përballje’ në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, po diskutohet për lajmet e rrejshme dhe joprofesionalizmin.
A po rrezikohet demokracia globale nga lajmet e rrejshme në rrjetet sociale? A ka humbur vlera e fjalës dhe lajmit?
Si janë kthyer lajmet e rrejshme burim i informatave për qytetarët? A kanë ndikim rrjetet sociale në shpërndarjen e lajmeve të rrejshme? Çfarë thonë gazetarët për këto e a është Kosova e rrezikuar nga këto lajme kur tashmë jemi në vit zgjedhor?
A mund të ketë ndonjë model për të parandaluar këtë? Pse sipas profesionistëve të gazetarisë përpos lajmeve të rrejshme ka edhe lajme joprofesionale që qëllim kanë përfitimin material.
A është situata e njëjtë edhe në shtetet e rajonit?
Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Imer Mushkolaj, kryetar i bordit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës;
Agron Shala- kryeredaktor, Telegrafi.com;
Besa Luci – kryredaktore, Kosova2.0 ;
Parim Olluri – drejtor, Insajderi.com
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20: 20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/