Liga e Parë vazhdon me ndeshje interesante, ku do të zhvillohet xhiroja e dytë në këtë rang të garave.
Të enjten do të ndeshen dy skuadrat prishtinase, Prishtina e RE dhe AS Prishtina, një takim mjaft interesant, ku AS Prishtina është favorite.
Të shtunën do të zhvillohen tri përballje. Marigona Hill Prishtina që e ka nisur me fitore do të ndeshet me Lipjanin që pësoi humbje në xhiron e parë.
Feronikeli-Megasport është po ashtu një takim tjetër interesant, derisa RC Cola Drita që synon të hyjë në Superligë do të ndeshet me New Basket.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është në mes Istogut dhe Vushtrrisë, që do të zhvillohet të dielën.
Liga e Parë – Java 2
E enjte
19:30 Prishtina RE – AS Prishtina
E shtunë
13:15 Marigona Hill Prishtina – Lipjani
17:00 Feronikeli – Megasports
18:00 RC Cola Drita – New Basket
E diel
14:00 Istogu – Vushtrria