Site icon Telegrafi

Përballje gjermano-franceze në Ligën e Kampionëve, këto janë datat se kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale

Edicioni 2019/2020 në Ligën e Kampionëve ka qenë shumë i veçantë për shumë arsyeje.

Fillimisht u vendos që për shkak të pandemisë të luhet vetëm nga një ndeshje nga çerekfinalet e këndej.

E dyta është se befasi të mëdha ndodhën, ku u eliminuan më herët skuadrat e mëdha, teksa Olympique Lyon dhe RB Leipzig arritën në gjysmëfinale edhe pse thuajse askush nuk i kishte parë më parë në atë pozitë.

Do të jenë dy përballje francezeo-gjermane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk ndodhte kurrë më parë.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet ditën e martën më 18 gusht në Estadio da Luz ku RB Leipzig që eliminoi Atletico Madridin do të përballet me kampionin francez Paris Saint Germain me fillim nga ora 21:00.

Lyon është padyshim befasia më e këndshme e këtij edicioni, pasi ka eliminuar në 1/8 e finales një skuadër të fortë si Juventusi dhe në çerekfinale një edhe më të fortë si Manchester City.

Skuadra e Rudi Garcias në gjysmëfinale do të përballet me Bayern Munichun, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës.

Të dyja sfidat do të luhen me fillim nga ora 21:00, ndërsa na presin ndeshje të zjarrta në këto përballje gjermano-franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version