Drenica dhe Arbëria do të përballen në Skënderaj në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat nuk po kalojnë formë të mirë dhe janë në pjesën e poshtme të tabelës.
Qëllimi i tyre është që t’i shpëtojnë rënies dhe për ta bërë një gjë të tillë duan fitoren nga përballja e sotme.
Aktualisht ekipi nga Lipjani ndodhet në pozitën e 10 që dërgon në barazh, ndërsa skenderajasit në vendin e 11 që dërgon në Ligën e Parë, andaj dy skuadrat pritet të luftojnë për “gjah të plotë”.
Në dy takimet e zhvilluara këtë vit, Arbëria ka dy fitore, pasi triumfoi 1-0 në shtëpi dhe me rezultat të njëjtë kishte mposhtur Drenicën edhe në ‘Bajram Aliu’.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Gjoni, Ramadani, Dervishaj, Bejta, Frashëri, Denisson Dos Santos, Rapo, Uka, Rogova, Zabërgja.
Arbëria: Thaqi, Arrabal, Ibrahimi, Pira, Avdulli, Adzovic, Bruqi, Bahtiri, Lika, Kryeziu, Marclei Cesar.
/Telegrafi/