Telegrafi

Përballje e zjarrtë në Superligën e Kosovës: Prishtina dhe Llapi duan pikët e plota – formacionet zyrtare

Prishtina dhe Llapi do të takohen në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina (44) është rikthyer fuqishëm në garë për titull dhe aktualisht pozicionet në vendin e tretë me katër pikë më pak se lideri Ballkani (48) që ka një ndeshje më shumë.

Në anën tjetër, Llapi po lufton që të mbetet në mesin e tabelës, gjersa gjendet në pozitën e shtatë me 26 sosh.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Boshnjaku, Mici, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

Formacioni startues i Llapit: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. /Telegrafi/