Telegrafi

Përballje e vështirë për Chelsean në udhëtim te Leicesteri – formacionet zyrtare

Chelsea e pret një përballje e vështirë në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier, pasi takohet me Leicesterin.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “King Power Stadium”, me dy skuadrat që i kërkojnë pikët e plota.

Për këtë sfidë, Dhelprat do të jenë pa Wesley Fofana, Youri Teielemans dhe Justin, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Chelsea do të jetë pa Mateo Kovacicin dhe Romelu Lukakun, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Leicetserit: Shmeichel, Castagne, Soyuncu, Evans, Amartey, Albrighton, Ndidi, Soumare, Barnes, Vardy, Lookman.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Havertz, Hudson-Odoi. /Telegrafi/