Telegrafi

Përballje e skuadrave pa objektiva, Drenica dhe Drita takohen në Skenderaj – formacionet zyrtare

Drenica dhe Drita do të përballen në xhiron e fundit në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Do të jetë një duel thuajse miqësorë, pasi dy skuadrat nuk janë në garë për asgjë.

Vendasit kanë rënë zyrtarisht nga Superliga dhe synojnë ta mbyllin këtë kampionat zhgënjyes me fitore.

Në anën tjetër Drita që e kishte titullin në dorë dhe e humbi atë, pozitën e dytë e ka të sigurt dhe kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Kozi, Lushtaku, Bejta, Veliqi, Hussein, Thaqi, Dervishaj, Vojvoda, Abazi, Da Silva, Bintsouka.

Drita: Smakiqi, B.Krasniqi, Vitija, Agyare, Kryeziu, Broja, Baftiu, Jashari, Selmani, Ovouka, Tahiri.

/Telegrafi/