Site icon Telegrafi

Përballje e përgjakur në UFC, Landwehr e bënë për spital Elkinsin për ta marrë fitoren e 14-të

Është zhvilluar një përballje e çmendur në UFC, mes Nate Landwehr dhe Darren Elkins.

Ka qenë amerikani Landwher që ka mposhtur bashkëkombësin e tij në një duel titanësh, ku nëse kërkohet të përshkruhet me një fjali atëherë është, gjaku.

Në fund Landwher morri fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve, edhe pse që të dy luftëtarët e UFC e përmbyllen meçin duke rrjedhur gjak nga fytyra.

Nate Landwher dhe Darren Elkins. (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

Tifozët e MMA e kanë përshkruar këtë duel si njërin nga më interesantit në vitet e fundit, edhe pse munguan në palestër, por tifozët janë argëtuar nga ekranet televizive.

Për Landwher kjo ishte fitorja e 14-të në UFC, teksa ka pësuar edhe tri disfata.

Nate Landwher dhe Darren Elkins. (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

Në anën tjetër idhulli i tifozëve Darren Pelkins befasisht e humbi këtë luftë, që për të ishte humbja e nëntë në karrierë kundrejt 24 fitoreve.

Ishte kjo një përballje e jashtëzakonshme ku dy luftëtarët nuk u ndalën deri në fund duke sulmuar njëri tjetrin.

Nate Landwehr. (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

Falë gjakderdhjeve që pësuan të dy Landwher e Pelkins (dukshëm më shumë), meçi po vlerësohet si më brutali në vitet e fundit.

Vlen të theksohet se Elkins menjëherë pas këtij meçi është dërguar në spital për të marrë tretmanin e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version