Arbëria dhe Drenica do të përballen në kuadër të xhiros së 34-të në derbin kuqezi të Superligës.
Dy klubet janë duke luftuar për t’iu shmangur rënies nga elita, derisa takimi mes tyre do të zhvillohet në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Skuadra nga Dobraja ka befasuar ndeshjet e fundit dhe synon që t’i marrë tri pikët edhe ndaj Drenicës.
Në anën tjetër formë të mirë ka shfaqur edhe Drenica që nuk di për humbje në pesë takime.
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu, Pira, Hyseni, Ibrahimi, Avdulli, Zabërgja, Bahtiri, Bruqi, Lekaj, Kryeziu, Santos.
Drenica: Ymeri, Frashëri, Gjoni, Bejta, Dumani, Dervishaj, Jashari, Denisson, Rogova, Uka, Zabergja. /Telegrafi/