Telegrafi

Përballje ‘bri për bri’ mes dy rinocerontëve në Afrikën e Jugut

Ky është momenti dramatik kur një rinoceront femër u përball ‘bri për bri’ me një rinoceront mashkull agresiv, për të mbrojtur të voglin e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nathan Newman ishte duke udhëhequr një turne nëpër Rezervën Private të Lojërave Kapama, në Afrikën e Jugut kur vuri re rinocerontin femër me të voglin e saj.

Pamjet e tensionuara tregojnë rinocerontin agresiv, që vlerësohet të peshojë 2,300 kg, duke vërshuar drejt rinocerontit femër, që pasoi me një përplasje ‘bri me bri’.

Pas kësaj, për një momenti ai vrapoi drejt rinocerontit të vogël, për të ndërhyrë më pas e ëma e tij. /Telegrafi/