Autoritetet federale pritet të vendosin përsëri një gardh “jo të shkallëzuar” rreth të gjithë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë.
Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen ndërsa zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve, një burim me njohuri të çështjes ka konfirmuar për CNN .
Siç bëhet e ditur më tej, gardhi, është i njëjtë sikurse një që u vendos gjatë protestave këtë verë.
NBC News ishte i pari që raportoi “rrethimin e ri” ndërkohë që Shërbimi Sekret nuk iu përgjigj një kërkese të mediave amerikane për koment.
Shtresa shtesë e sigurisë shënon shembullin e profilit më të lartë deri më tani të autoriteteve që përgatiten për trazira pas zgjedhjeve të këtij viti, veçanërisht nëse nuk ka ndonjë fitues të qartë që do të vijë më 4 nëntor.
Siç raportoi CNN më parë, perimetrat e menjëhershëm përreth Shtëpisë së Bardhë tashmë janë bllokuar kryesisht për publikun këtë vit për një sërë arsyesh, nga ndërtimi në portën e Shtëpisë së Bardhë, te protestat dhe plaçkitjet që ndodhën në qendër të Uashingtonit, pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis në maj. /Telegrafi/