Modelja Arbenita Ismajli dhe bashkëshorti i saj, reperi Fero kanë qenë kryefjala e medieve rozë ditëve të fundit.
Reperi nga Gjilani u arrestua pas denoncimit nga gruaja tij Arbenita për përdorim të dhunës dhe çështja e tyre ka përfunduar në gjykatë.
Disa ditë pas sherrit mes tyre, Arbenita reagoi në disa postime në rrjete sociale duke thënë se ajo dhe vajza e çiftit janë mirë dhe se beson në drejtësi.
Nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Feros, i cili tha se modelja po viktimizohet duke përdorur vajzën e tyre dhe se me të do të shihen në gjyq.
Ndërkohë, së fundmi modelja ka njoftuar se ka angazhuar avokatin Arianit Koci për të iniciuar të gjitha procedurat e parapara ligjore për rastin.
“Me avokatin tim Arianit Koci do t’i iniciojmë të gjitha procedurat e parapara ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar Arbenita.
Theksojmë që në një raport të fundit të Prokurorisë të siguruar nga Prive, thuhet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës. /Telegrafi/