Telegrafi

“Përballja” e qenit të vogël me një pumë gjigante, kur dera e xhamit ndanë dy kafshët – pronarja e shtëpisë filmon momentin

Pronarja e një qeni nga Colorado në SHBA, ka filmuar të enjten “përballjen” mes kafshës së saj shtëpiake dhe një pume që kishte zbritur nga mali.

Në video shihet puma gjigante duke shëtitur nëpër oborrin e shtëpisë në Grand Lake të Colorado, transmeton Telegrafi.

Dy “macet” i ndante dera e xhamit, ku po të mos ishte ajo derë sigurisht se do të kishte viktima e në veçanti do ta pësonte keq qenushi i vogël i quajtur Dash.

Pronarja e tij, Sarah Bolls, filmoi “përballjen” treminutëshe derisa e luste qenin që të largohet nga dera e xhamit – barriera e vetme mes dy kafshëve.

“Mendoj se dëshiron ta hajë qenin tim”, tha Sarah.

E derisa ajo dridhej nga frika dhe i bënte thirrje qenit të largohet, puma mbështetej në derë – duke menduar se mund ta hapë.

Për fat të mirë puma në një moment largohet e Sarah dukej paksa më e qetë, pasi mendonte se do ta pësojë keq. /Telegrafi/