Site icon Telegrafi

Përballja e plotë e Nora Gjakovës në finalen e Minskit

Nora Gjakova (Foto: NOC Kosoo/Facebook)

Nora Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e dytë në Lojërat e dyta Evropiane, ku e fitoi medaljen e argjendtë.

Xhudistja kosovare u mposht nga Daria Mezhetskaia në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që nuk kishte një rrugëtim të lehtë.

Në Minsk të Bjellorusisë, përballja e parë e Gjakovës ishte ndaj Priscilla Gnettor, që e fitojë me pikë, por që ishte bindëse ndaj Pauline Starje të Gjermanisë, pasi fitoi me Ippon.

Lexo po ashtu Nora Gjakova e argjendtë në Lojërat e dyta Evropiane

Xhudistja jonë ka mposhtur në gjysmëfinale konkurrenten nga Portugalia, Telma Monteiro, për të kaluar kështu në finale.

Pejania ishte e pafat në finale ndaj xhudistes ruse edhe pse ishte një përballje tejet e vështirë për të, mirëpo arriti ta siguronte përballjen e argjendtë. /Telegrafi/

Exit mobile version