Adam Hobbs e ka zënë në kuadër një përballje të rrallë, derisa po fotografonte në pjesën malore të Newport të Wales.
Fotografi 34-vjeçar që shkrepi afro 400 fotografi, e zuri momentin e rrallë kur një grerëz qëndronte përballë një shpeze gjigante për të, transmeton Telegrafi.
“Shikoheshin në sy dhe sikur donin të matnin forcat, ndërsa unë prisja me padurim të ndodhte diçka”, ka thënë Hobbs.
Sipas tij, insekti i gjatë vetëm 1.3 centimetra, e kishte përpara një shpezë grabitqare të gjatë 58 centimetra prej kokës deri në fund të bishtit.
Mirëpo, grerëza ka pickim aq të keq, sa që do i shkaktonte dhimbje të mëdha kundërshtarit 50 herë më të mëdha. /Telegrafi/