Të enjten, kryeministri Isa Mustafa u ftua në dy interepalanca para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
E para kishte të bënte me kodin telefonik, të cilin Kosova nuk e ka marrë ende, megjithë dialogun me Serbinë në Bruksel.
Ndërsa e dyta me situatën në veri të vendit, që nga partitë opozitare u cilësua si e paqëndrueshme, ndaj kërkuan që shteti ta shtrijë autoritetin në çdo cep të territorit.
Kjo ishte përballja më e gjatë e tij me opozitën. /Klan Kosova/