Site icon Telegrafi

Përballja e dy futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës në ligën holandeze (Foto)

Milot Rashica dhe Sinan Bytyqi do të ndeshen sot mes vete në ligën e Holandës, Eredivisie.

Dy futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës do t’i masin forcat në mes vete në ndeshjen e vlefshme për kampionatin holandez.

Është fjala për futbollistët me tipare sulmuese, Milot Rashicën e Vitesses dhe Sinan Bytyqin e G.A. Eagles, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Këta janë top 10 lojtarët që mund të luajnë ende për Kosovën (Foto)

Rashica është në sezonin e dytë me skuadrën holandeze, teksa Bytyqi luan sezonin e parë pas huazimit nga Manchester City.

Para ndeshjes e cila fillon në ora 19:45, dy futbollistët kosovar janë takuar në objektet e stadiumit, ku Rashica është shprehur i lumtur që e takon përsëri Bytyqin. /Telegrafi/

Exit mobile version