Site icon Telegrafi

Përballet me një ‘vizitor’ të pazakontë në fushën e golfit – pamjet e reagimit të burrit po bëjnë bujë në rrjete sociale

Billy Horschel po luante golf në Palm Beach Gardens në Florida kur një veprim i tij u bë viral në rrjete sociale.

Ai përdori shkopin e golfit për të trembur një aligator, përcjell Telegrafi.

Horschel eci me qetësi drejt aligatorit dhe zgjati krahun duke e prekur me shkop për ta larguar.

Aligatori shpejt u kthye nga ana tjetër dhe ra në pellgun aty pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version