Site icon Telegrafi

Përballen rivalët e vjetër

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Malishevë për shkak se renovimi i palestrës Minatori ende nuk ka përfunduar, mirëpo mitrovicasit pritet të kenë përkrahje të madhe nga Torcidat të cilët pritet të jeni të pranishëm në numër të madh.

Trepça i hynë kësaj ndeshje tejet e motivuar për ta befasuar Sigal Prishtinën e cila së fundmi ka pasur disa luhatje në formë, mirëpo ndeshja e fundit kundër Kozuvit ka rikthyer besimin e lojtarëve bardhekaltër.

Në këtë sfidë pritet një përballje e fortë kryesisht në trapez mes lojtarëve shtatlartë të Trepçës, Robert Goff dhe Ian Orfila, të cilët do t’i sfidojnë Blerim Mazrekun dhe Aurimas Kiezan.

Ndeshja do të fillojë në ora 16:00, por nuk do të transmetohet direkt në asnjë medium. /Telegrafi/ 

Exit mobile version