Alkooli dhe argëtimi i çmendur ishin pjesë e jetës së përditshme të Adrianos gjatë kohës sa ishte yll te Interi.
Por bazuar në një video që është publikuar së fundi në Brazil, 38 vjeçari po vazhdon të argëtohet njëjtë.
Adriano të shtunën ka qenë i pranishëm në një festë, ku është dehur dhe argëtuar, pavarësisht pandemisë së coronavirus, që është shfaqur shumë në Brazil.
Ai mezi mund të ecte nga dehja dhe për të ecur i duhej ndihma e një shoku të tij.
Veja o vídeo: Adriano Imperador deixa baile funk no Complexo da Penha amparado por um amigo pic.twitter.com/PlRyUdSyvf
— Fábia Oliveira (@OliveiraFabia_) July 12, 2020
Adriano shumë lehtë ka mundur të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë me potencialin e tij që ka pasur.
Vdekja e babait të tij, bëri që ai të largohet nga stërvitjet, duke shpeshtuar konsumin e alkoolit, për të shkatërruar një karrierë që ishte gati të shpërthente.
Ai ka qenë yll te Interi dhe Kombërarja e Brazilit në fillim të viteve 2000. /Telegrafi/