Telegrafi

Perandori i famshëm vazhdon t’i trishtojë të gjithë: Adriano shihet i dehur në treg duke qeshur me një grua, më pas puthi dorën e një burri

Adriano i kishte të gjitha parakushtet për t’u bërë një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, por në vend të kësaj, për shkak të problemeve me depresionin dhe alkoolin, jo vetëm karriera, por edhe jeta e tij pësoi një pengesë të madhe.

Dhe duket se edhe sot situata nuk është ndryshe, pasi ai vazhdon të jetojë lagjeve braziliane dhe shëtit rrugëve i dehur.

Një përdorues i TikTok-ut postoi një video nga një treg brazilian që tregon Adrianon, i cili duket të jetë në gjendje të dehur.

Lexo po ashtu Tjetër dështim i Adrianos: Ai duhej të komentonte finalen, po ishte në tri festa dhe humbi fluturimin e tij për Stamboll

Braziliani foli fillimisht me një grua të cilën me shaka e largoi duke buzëqeshur.

Më pas automjeti në të cilin ndodhej autori i videos ndaloi dhe burri thirri Adrianon, i cili iu afrua dhe i puthi dorën.

@rayrayfreire2

@Adriano Imperador da vila cruzeiro pra o Mundofutebol viral adrianoimperador

♬ som original – Ray Freire

Në karrierën e tij, Adriano ka luajtur për klube si: Flamengo, Inter, Fiorentina, Parma, Sao Paulo, Roma, Corinthians, Atletico Paranaense, ndërsa karrierën e mbylli te Miami United në vitin 2016. /Telegrafi/