Ka qenë njëri nga futbollistët më të dashur në botë falë golave spektakolar që shënonte.
Por problemeve me lëndime dhe jetë të natës ia pa sherrin pasi karriera e tij përfundoi më herët se që ishte menduar.
Fjala është për ish-sulmuesin brazilian, Adriano i cili është rikthyer të luaj pas shtatë viteve.
Kjo ndeshje ishte miqësore e organizuar nga legjenda braziliane Zico dhe në të morën pjesë shumë yje të dikurshme të futbollit.
Edgar Davids, Alvaro Recoba, Romario, Sorin, Leonardo dhe yje të tjerë ishin pjesëmarrës e në këtë ndeshje.
Fitore në fund shënoi ekipi i Adrianos me rezultat 7-3 ku ish-sulmuesi i Interit shënoi një gol dhe bëri dy asistime.
Ky ishte rikthim për brazilianin pas plot shtatë viteve ku herën e fundit luajti në vitin 2010 me fanellën e Flamengos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rUdOG7YuLT8