Sipas kryetarit të Këshillit gjyqësor të Maqedonisë, Zoran Karaxhoski, në gjyqësi ka tepër transparencë, pasi që dalin informacione në opinion që e dëmtojnë imazhin e gjyqësorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas mbledhjes së Këshillit gjyqësor, Karaxhoski nuk tregoi aspak për ndonjë konkluzion të sjellur në mbledhje. Por, Ai tha se gjykatësit të cilët kanë ndonjë pandehje për kolegët e tyre dhe ngritin padi penale, atëherë duhet që ta njoftojnë Këshillin dhe organet tjera përgjegjëse, pa i dhënë informacionet në opinion.
Ai nuk dha ndonjë sqarim rreth padisë së 13 gjykatësve ndaj Vlladimir Pançevskit, mirëpo bëri të ditur se Raporti i përparimit të KE-së do të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme./Telegrfi/