Site icon Telegrafi

Për zgjedhjet e serbe në Kosovë, Hyseni: Kurti dhe Osmani i thanë jo QUINT-it për një grusht votash të mjera

Ish-koordinatori nacional për dialog dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është deklaruar rreth kundërshtimit të institucioneve kosovare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Hyseni ka folur edhe për zhgënjimin e vendeve të QUINT-it për mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, teksa ka akuza edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ai kundërshtimin e Osmanit dhe Kurtit për mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë e quan politikë populliste.

“Zotëri Kurti dhe zonja Osmani është dashtë të studionin në gjithë dimensionin e saj atë porosi dashamirëse dhe thirrje dashamirëse të Quint-it sepse ata i thanë jo – jo pse mendojnë që s’ka qenë dashamirëse dhe e qëlluar. Ata [Kurti dhe Osmani] i thanë jo për një grusht votash të mjera”, tha Hyseni në Klan Kosova.

“Kjo është politikë populliste e cila çdo veprim politik e kalkulon dhe e përkthen në votë”, tha ai.

Hyesni, në “Rubikon”, vlerëson se kryeministri Kurti më shumë ka bërë fushatë që prej se mori këtë post sesa punë.

“Më thuani kur e ka ndërpre Albin Kurti fushatën parazgjedhore që kur është bërë kryeministër. Më shumë ka bërë fushatë parazgjedhore sesa që ka bërë ndonjë punë për këtë vend, tha ai.

Exit mobile version