Telegrafi

Për zemër të shëndoshë- mos pini duhan, mos konsumoni yndyra

Kështu, personat me mbipeshë vështirë se heqin dorë nga ushqimi, ndërsa duhanpirësit nuk e lënë cigaren. Ata bëhen të vetëdijshëm për problemin pasi të pësojnë infarkt në zemër ose ndonjë ndërhyrje kirurgjike në enët e gjakut.

Për zemër të shëndoshë, veç duhanit dhe yndyrave, njerëzit duhet të shmangin ushqimin e kripur dhe mishin e kuq, ndërsa duhet të konsumojnë më shumë perime dhe peshq. Ndërsa pavarësisht moshës, ushtrimet duhet të jenë të rregullta. /Telegrafi/