Dy ditë pas vrasjes misterioze të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri, sot kanë folur për RTK-në familjarët e të ndjerit.
Ata kanë deklaruar se i biri i tyre nuk ka pasur problem me askënd, ndërkaq i kanë quajtur spekulime raportimet rreth arsyes së vrasjes së Bedriut, pra raportimet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.
Fatmir Kiçina, bashkëluftëtar i të ndjerit shprehet i shokuar me vrasjen e Currit. Tha se Bedriu ka qenë luftëtar i shquar dhe trim.