Site icon Telegrafi

Për vizitën tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Krasniqi: Ishte emocionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për vizitën e tij tek ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Hagë.

Ai ka thënë kishte planifikuar në dhjetor të takohej me ta, por që ajo u shty për shkak të COVID-19.

“Vetëm Veselin dhe Thaçin takova. Pata mundësi të shikoja edhe Nasim Haradinajn. Nuk patëm mundësi të shiheshim me të tjerët. Ishte një vizitë miqësore. Kam shkuar atje në këtë cilësi. Kam qenë nënkryetar i të dyve në faza të ndryshme. Më bëri përshtypje që i gjeta shumë të fortë dhe të fokusuar. Normalisht që ata tashmë kanë edhe një fokusim te rastet me të cilat po ballafaqohen. Ishte emocionale”, tha Krasniqi, në T7.

Ai tregoi edhe për gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim teksa procesi i tyre gjyqësor po vazhdon.

“Shumë e mirë. Në atë kuptim unë të ju them të drejtën nuk u befasova pasi po flasim për njerëz që kanë bartur në supet e veta obligime shumë më të mëdha. Normalisht që kjo nuk ishte as e pritshme e as e drejtë pasi pritej të miratohej kërkesa e mbrojtjes që ata të mbroheshin në liri. Ishin të fuqishëm dhe krenar për atë që kanë bërë në jetën e tyre. Nuk diskutuam për çështje politike”, tha Krasniqi.

Exit mobile version