Puna me plot vullnet e personelit dhe përkrahja e vazhdueshme e klientëve, edhe njëherë u kurorëzua me pranimin e dy çmimeve prestigjioze ndërkombëtare.
Edhe këtë vit, Banka Private për Biznes (BPB) shpallet Banka Komerciale me Rritjen më të Shpejtë dhe Banka me Përgjegjësinë Sociale më të mirë në Kosovë për vitin 2017 nga gazeta prestigjioze Global Banking and Finance (GBAF). GBAF është ndër institucionet kryesore globale për matjen dhe vlerësimin e performancës bankare. Çmimet janë ndarë për institucione bankare në mbi 200 vende të ndryshme.
“Banka e vendit është tani shtëpia e shumë bizneseve në vend, dhe klientëve tjerë individual. Ne synojmë të kemi një rritje të përgjegjshme dhe stabile andaj këto dy çmime edhe njëherë konfirmojnë që jemi në rrugë të mirë”, thekson Arton Celina, Drejtor Ekzekutiv në BPB gjatë bisedës.
Ndryshimet e fundit strukturale, ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të personelit, dhe ofrimi i produkteve shumë atraktive financiare bazuar në kërkesa të komunitetit, me theks të vecantë për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kanë bërë që banka të ketë rritje të theksuar në pjesën e parë të vitit 2017, pas rritjes së vazhdueshme që ndodhë që nga viti 2015.
“Modifikimet dhe disejnimi i planit afatgjatë të zhvillimit, ka afruar bankën tonë edhe më shumë me klientët. Tani, padyshim jemi një nder partneret kryesor te zhvillimit në vend, me theks të veçantë ne biznese”, thekson Celina, duke treguar për rritje të theksuar të portfolios së bankës.
BPB vazhdon të jetë prezentë në gjithë territorin e Kosovës me 26 degë, përmes së cilave u ofron shërbime financiare të shpejta dhe të lira bizneseve të vendit dhe klientëve tjerë. /Telegrafi/