Telegrafi

Për vite me radhë besonte se ai ishte babai i saj biologjik – të vërtetën e hidhur e kuptoi kur bëri një test të ADN-së (Foto/Video)

Për vite me radhë, vajza 31-vjeçare nga Teksasi, Eve Wiley, besonte se babai i saj biologjik ishte një dhurues i spermës me emrin Steve Scholl.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kur ajo kohët e fundit bëri një test të ADN-së për të mësuar më shumë për shëndetin e familjes së saj, zbuloi se babai i saj ishte me të vërtetë doktori i lindjes së nënës së saj.

Kështu, në një dokumentar të ardhshëm, Wiley e takon babanë e saj biologjik për herë të parë.

Nëna e Eve, Margo

Ndërkohë, Wiley po punon për të kaluar një ligj në shtetin e saj që do të bënte një keqpërdorim të tillë një sulm seksual, sipas ligjit.

Siç shkruajnë tutje mediat, ajo ishte bërë jashtëzakonisht e afërt me Steve Scholl, madje duke e ftuar atë për pushime dhe duke i kërkuar atij që të zyrtarizojë martesën e saj.

Eva ishte krejtësisht e tronditur kur pa rezultatet

Ajo e quajti atë baba dhe ai ishte një lloj heroi për familjen e saj.

Siç thuhet tutje, çifti ishte përpjekur të arrinte deri te shtatzënia duke përdorur spermën e Steve-it pesë herë, por nuk ishin të suksesshëm.

Por në përpjekjen e gjashtë ata më në fund morën lajmin që kishin ëndërruar.

Familja, që të gjithë jetojnë në Australi, thonë se nuk kishin asnjë ide se doktori kishte përzier spermën e tij me donatorin përpara procedurës. /Telegrafi/