Telegrafi

Për vetulla pa gabime

Vetulla të ndërprera
Sikurse flokët edhe vetullat me kalimin e viteve rrallohen. Mundohuni të mos i ndukni ato shumë hollë, por përdorni fuqinë e makijazhit. Hijet mat me nuancë të vetullave tuaja vendosni me anë të një brushe të hollë.

Vetullat e rritura
Në mënyrë vizuale i zvogëlojnë sytë dhe ua humbin dukjen natyrore vetullave. Me brushë spirale krihni vetullat nga jashtë, ndërsa me gërshërë pritni një nga një qimet në maje qe e kalojnë skajin natyror. Pastaj me pincë ndukni qimet që gjenden jashtë formës natyrore të vetullave. Nëse nuk jeni të sigurta për aftësitë tuaja në realizmin e kësaj detyre, atëherë vizitoni ndonjë sallon bukurie.

Vetullat tepër të shkurta
Janë si pasojë e rënies së qimeve, lyerjes së tepërt ose shkurtimin e tepërt të mbaresave të tyre. Këtë problem mund ta zgjidhni përmes një lapsi duke përshkuar një linjë në pjesët ku nuk ka vetulla në drejtim të rritjes së tyre. Me lëvizje të shkurta ngjiteni linjën me pjesën e mbetur të vetullave. Pastaj me xhel maskarën zbutni qimet e vetullave.

/Telegrafi/