Telegrafi

Për vetëm njëmijë funte, çifti bashkëshortor arritën ta shndërrojnë furgonin e vjetër në shtëpi me rrota (Foto)

Një çift bashkëshortor i kanë shpenzuar njëmijë funte për gjashtë javë për ta transformuar një furgon të vjetër në një shtëpi me rrota, të cilën tani po e përdorin për të udhëtuar dhe fjetur nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Scott dhe Ellie Morgan nga Bristoli kishin blerë furgonin Fiat Ducato prodhim i vitit 1990, me të cilin kishin vendosur të udhëtojnë nga Brecon Beacon në Ëales, transmeton Telegrafi.

Kështu ata i kaluan plot gjashtë javë, duke e transformuar furgonin në një shtëpi mobile brenda të cilës nuk mungon asgjë.

Ata kanë arritur ta realizojnë ëndrrën e kamotshme për ta pasur një shtëpi me rrota, me të cilën do të mund të vizitojnë vendet më të bukura në Britani të Madhe.

Scott dhe Ellie pranojnë se janë shumë të lumtur që furgoni i ka bashkuar edhe më shumë, pasi shumicën e kohës e kalojnë brenda tij duke udhëtuar. /Telegrafi/