Qyteti kinez Wuhan ka arritur që për vetëm 9 ditë të kryej 6.5 milionë teste të coronavirusit tek qytetarët e këtij qyteti, e këto masa drastike të ndërmarra nga autoritetet kanë për qëllim parandalimin e valës së dytë të infeksioneve, pasi ky vend konsiderohet si epiqendra e pandemisë globale, raporton CNN.
Ky vendim u mor pasi u raportuan gjatë raste të reja në këtë qytet në fillim të këtij muaji, duke u cilësuar si rastet e para që nga prilli kur ky qytet doli nga izolimi total prej më shumë se 60 ditëve, transmeton Telegrafi.
Testimet masive kanë zbuluar 198 raste asimptomatike – njerëz që janë të infektuar me coronavirus por që nuk shfaqin kurrfarë simptomash.
Autoritetet e këtij vendi janë zotuar se brenda dhjetë ditëve do të përfundojnë testimin e të gjithë qytetarëve, ndërsa vetëm të premten kanë kryer mbi 1.47 milion teste. /Telegrafi/