Në Spanjë janë regjistruar 95o persona të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është numri më i madh i viktimave që nga shpërthimi i kësaj pandemie në botë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 110 mijë, kurse vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 950 viktima, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë, ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personave, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Italisë, që deri më tani ka regjistruar 13.155 vdekje.
Shumica e të prekurve me COVID-19 në Spanjë janë nga qyteti dhe periferia e Madridit, ku autoritetet shëndetësore po bëjnë gjithçka që këtë numër ta zvogëlojnë. /Telegrafi/