Site icon Telegrafi

Për verën, princeshat kanë vetëm një palë këpucë të preferuara

Stili i princeshave është padyshim ndër stilet nga të cilët vajzat frymëzohen më shumë

Kate Middleton dhe Meghan Markle gjithmonë janë komentuar për veshjet e tyre. Dy dukeshat mund të kenë stile shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, mirëpo ka diçka për të cilën ato bien në një mendje dhe ato janë këpucët më të preferuara të verës – espadrilles.

Espadrilles janë këpucë shumë të kombinueshme, verore, elegante, të lehta dhe perfekte si për ditën, edhe për natën dhe më të përdorurat jo vetëm nga Kate dhe Meghan, por nga të gjitha vajzat dhe gratë e familjes mbretërore.

Dukesha e Cambridge qenë gjithmonë një fanse e madhe dhe Kontesha e Wessex-it ka veshur gjithashtu stile të ndryshme.

Por, nuk mund të flasim për espadrilles pa përmendur edhe Mbretëreshën Letizia!

Nëse nuk i keni një palë këpucë të tilla, sapo të shihni si i kanë kombinuar vajzat e mbretërisë, jemi të sigurt që do të doni t’i bëni tuajat një palë.

Mbretëresha Letizia e Spanjës

Meghan Markle

Kate Middleton

Lady Amelia Windsor

Kontesha e Wessex-it, Sophie

Exit mobile version