Telegrafi

Për vendin e njëjtë të punës, gratë marrin më pak se burrat në Maqedoni

Në Maqedoni gratë paguhen për rreth 18 për qind më pak se burrat për vendin e njëjtë dhe kualifikimet, ndërsa më pak marrin pjesë në tregun e punëse se burrat me rreth 25 për qind.

Gjithashtu gratë kalojnë 2.5 orë më shumë se burrat duke punuar punë të papaguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna u prezantuan në tryezë të rrumbullakët në “Strategjinë për zbatim të barazisë gjinore”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se qeveria ka angazhim të vërtetë dhe jo vetëm deklarativ për përmirësimin e barazisë gjinore.

Ajo shtoi se do të angazhohet deri në fund të mandatit që të vendoset mekanizëm për barazim gjinor buxhetor, ndërsa buxhetet e gjitha institucioneve të japin imazh se si harxhohet paratë dhe si ndikojnë tek një grup dhe tjetër i qytetarëve./Telegrafi/