Telegrafi

Për vdekjet tragjike në Prishtinë, nesër reagon Shoqëria Civile (Video)

Pesë ditë pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve në lagjen Kolovica të Prishtinës, shoqëria civile ka vendosur që nesër të kërkojë përgjegjësi ligjore.

Lulzim Demolli nga INPO, ka deklaruar se ky rast ka një përgjegjësi institucionale, pasi kjo vjen si pasojë e neglizhencës institucionale.

Ai ka thënë gjithashtu që vdekja e vogëlushes në Prizren dhe dy fëmijëve në Kolovicë e ka një të përbashkët: humbja e jetëve të fëmijëve në këto fatkeqësi, sipas tij, janë nga pasojat e mos interesimit të institucioneve përkatëse për punët që duhet t’i bëjnë në komunat e tyre. /Tribuna Channel/