Liderët shqiptarë të partive politike në Maqedoni mbrëmë u takuan me kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar pikat për të cilat shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të diskutojnë me mandatarin nga partitë politike maqedonase për krijimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Reagime pozitive dhe ndjellëse të shpresës kishte nga të gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoni.
Gjithashtu janë pritur edhe reagime prej maqedonasve të cilët si duket janë mësuar që liderët e partive shqiptare në Maqedoni të bashkohen vetëm rreth partive maqedonase dhe liderëve të tyre.
Profesoresha dhe analistja, Biljana Vankovska i ka quajtur liderët shqiptarë si ”katër xhuxh të vegjël”
”Edi Rama dhe katër xhuxhët (e lumtur)- vetëm në shikim të parë! Pasi dihet që edhe mbi Edi Ramën ka një person më të madh se ai (nuk mendoj për fotografinë në të cilën mund të shihet simbolika, edhe pse nuk shihet realisht.” shkruan Vankovska në profilin e saj në Facebook./Telegrafi/