Telegrafi

Për t’u siguruar se do të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi në kohën e pandemisë së COVID-19, vishen si “fantazma” për t’i frikësuar ata që shkelin rregullat

Një fshat një Indonezi ka gjetur një metodë të re dhe të pazakontë, por shumë efikase që të sigurohet se të gjithë qytetarët do të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi në kohën e karantinimit dhe luftës kundër COVID-19, duke dërguar një “grup fantazmash” para çdo lagje.

Një grup i të rinjve në fshatin Kepuh në ishullin Java, është koordinuar me policinë lokale që të formoj një ekip të vullnetarëve që janë veshur me çarçafë të bardhë, me qëllim që të duken sikur “fantazmat” në filmave vizatimorë, transmeton Telegrafi.

Ata mbështillen me çarçafë të bardhë dhe “patrullojnë” natën nëpër lagjet e fshatit, me qëllim që të gjithë ata që kanë thyer rregullat e karantimit të mundohen t’i frikësojnë të veshur sikur “fantazma”.

Siç raporton Reuters, me këtë veprim po mundohen të rritin vetëdijen dhe t’ju bëjnë thirrje bashkëfshatarëve që të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në luftën kundër coronavirusit, që po përhapet me shpejtësi të madhe nëpër arkipelagun e Azisë juglindore. /Telegrafi/