Në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, për Donald Trumpin kanë votuar meshkujt dhe të moshuarit, ndërsa për Hillary Clinton gratë dhe të rinjtë.
Sipas CNN, nga 21.753 persona që kanë votuar, gjysma prej tyre kanë qenë meshkuj që ia kanë dhënë votën kandidatit të Republikanëve, derisa 54 për qind e femrave ish-sekretares së Shtetit, transmeton Telegrafi.
Në fokus të këtij grupi kanë qenë 40 për qind të votuesve të moshës 45 deri në 64 vjeç, ku 51 për qind përkrahin Trumpin, si dhe përqindja e njëjtë e votuesve të moshuar me mbi 65 vjet.
Në anën tjetër, 19 për qind e të rinjve të moshës 18 deri në 29 vjeç, kanë votuar për Clinton. /Telegrafi/