Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi, tha se importet dhe prodhimi brenda vendit i produkteve me yndyrë palme, kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për industrinë e qumështit në Kosovë.
Ai tha se çmimet tepër të ulëta të këtyre prodhimeve i kanë kufizuar prodhuesit e mirëfilltë vendor në shumë aspekte, si në cilësi, ashtu edhe në sasi.
Sipas tij, kjo më tepër ka reflektuar tek fermerët e qumështit të cilët nëse nuk i kanë mbyllur fermat tërësisht, ai thotë se e kanë pasur dhe e kanë shumë të pamundur ta vazhdojnë zhvillimin e tyre. /Telegrafi/