Site icon Telegrafi

“Për tri vite vetëm stërvita nuk luajta” – si e nisi me futbollin Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani ka qenë i ftuar i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Trajneri i Dritës ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollist dhe tani si strateg.

“Tani edhe entuziazmi është përveç tek fëmijët, është edhe tek prindi për ta bërë fëmijën futbollist”, ka thënë fillimisht Ramadani në “Arena e Yjeve”.

“Në vitet e ’90-ta nuk ka qenë kështu, pasi prindit ishin skeptik, duke na thënë se ku do dalësh ti futbollist, pasi nuk ka qenë askush”.

“Mirëpo, dëshira e madhe për të luajtur futboll, pastaj edhe babai im që ka ndërruar jetë në vitin 2007 e ka dashur futbollin…”, ka rrëfyer më tej trajneri shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version