Site icon Telegrafi

Për tri javë, India regjistron një milion raste me coronavirus

People wearing protective face masks wait to be tested at a mobile testing center, during an extended nationwide lockdown to slow the spread of the coronavirus disease (COVID-19), in New Delhi, India, May 2, 2020. REUTERS/Adnan Abidi - RC28GG9OP8IF

Më shumë se dy milionë raste të COVID-19 janë identifikuar në Indi që nga fillimi i pandemisë, thanë autoritetet shtetërore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes në Indi njoftoi sot se kishte identifikuar 62.538 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e kaluara, duke e arritur numrin prej 2.027.074. Ndërkohë, 41.585 pacientë kanë vdekur ndërsa më shumë se 1.3 milionë janë shëruar, raporton CNN.

Në Indi, pacientët me simptoma të buta dhe të moderuara konsiderohen jo aktive pas 10 ditësh të infektimit nëse plotësojnë kushte të caktuara.

Nuk kërkohet një test për të konfirmuar se ata nuk e kanë më virusin. Rastet e rënda duhet të ri-testohen pas dy jave, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se India regjistroi rastin e parë me coronavirus më 30 janar gjersa një milion rastet e para i arriti në 17 korrik. U deshën vetëm 12 ditë që vendi të kalonte nga një milion raste në 1.5 milion dhe pastaj për nëntë ditë të tjera numri ka arritur në dy milionë raste.

Deri më tani, vetëm Brazili dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë njerëz të infektuar me COVID-19 sesa India. /Telegrafi/

Exit mobile version