Në Klinikën Emergjentë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 565 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 3 ditëve.
Sipas raporteve të punës, gjatë kësaj periudhe, 86 pacientë janë trajtuar në dhomën e reanimimit, gjersa kishte 110 raste kirurgjike, 179 raste internistike dhe 159 raste ishin në dhomën e ortopedisë.
Si pasojë e aksidenteve në trafik, 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Me udhëzim të mjekëve, në reparte të ndryshme të QKUK-së, janë shtrirë 66 pacientë për ta vazhduar trajtimin. /Telegrafi/