Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2015.
Pjesë e kësaj anketa janë 104 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43 për qind.
“Në TM4 2015, numri i vizitorëve është 30 685, prej tyre 41.65 për qind janë vizitorë vendorë dhe 58.35 për qind janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2015 është 45 309, ku 37.56 për qind e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 62.44 për qind janë të huajt”, theksohet në njoftimin e ASK-së shkruan Telegrafi.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netë qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21310 vizitorë dhe 32 676 netë qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja, Gjermania etj. /Telegrafi/