Site icon Telegrafi

Për tre muaj qeveria shpenzon 511.9 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare për periudhën tremujore (TM3), ndërsa shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 600.7 milionë euro, ku pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërkaq, në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (30%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë detaje kliko këtu:

Exit mobile version