Site icon Telegrafi

Për tre muaj nuk u infektua asnjë person në Vietnam, por si erdhi deri tek ringjallja e COVID-19

Në mesin e muajit korrik, Vietnami kishte mposhtur pandeminë globale të quajtur COVID-19. Asnjë vdekje e raportuar dhe mbi tre muaj pa ndonjë rast të të infektuarve në vend.

Tifozët kishin mbushur shkallët e stadiumit të futbollit, shkollat ishin rihapur dhe klientët u kthyen në kafenetë e tyre të preferuara, raporton BBC.

“Ne ishim kthyer përsëri në jetën normale”, tha Mai Xuan Tu, një 27-vjeçar nga Da Nang në Vietnamin qendror.

Ashtu si shumë në qytetin bregdetar mjaft të popullarizuar në vend, ajo punon në industrinë e turizmit dhe ngadalë po rifillonte rezervimet e reja turistike, transmeton Telegrafi

Por në fund të korrikut, Da Nang u bë epiqendra e shpërthimit të ri të coronavirusit, e cila gjë i ka befasuar shkencëtarët. Rastet papritmas u rritën pas 99 ditëve pa transmetime lokale.

Javën e kaluar qyteti pa vdekjen e parë shkaku pandemisë, një numër që është rritur në 10.

Vetëm disa javë më parë, Vietnami u vlerësua globalisht si një histori e rrallë e suksesit pandemik.

Atëherë çfarë shkoi keq?

“Unë nuk jam i sigurt se diçka shkoi keq”, thotë Prof Michael Toole, një epidemiolog dhe bashkëpunëtor kryesor i kërkimit në Institutin Burnet në Melburn.

Shumica e vendeve që menduan se kishin pandeminë nën kontroll, kanë parë ringjallje, thotë ai, duke treguar një listë të gjatë përfshirë Spanjën, Australinë dhe Hong Kongun.

“Ashtu si në valën e parë, Vietnami është përgjigjur shpejt dhe me forcë”, shtoi ai. Rritja e numrit sikurse në Vietnam, tregon se “pasi të keni një çarje të vogël dhe virusi futet në të, ai mund të përhapet shumë shpejt”, thotë Toole.

Shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë vendin po garojnë për të zbuluar saktësisht se si ndodhi.

Profesori Rogier van Doorn, drejtor i Njësisë së Kërkimeve Klinike Universitare në Oksford, thotë se burimi i këtij shpërthimi të fundit mbetet një “mister i madh”.

Ekipi i tij punon me qeverinë në programet për sëmundjet infektive dhe disa prej tyre përqendrohen në atë që ai e quan “punë gjenetike detektive” – zbulimi i viruseve që mund të ndihmojnë për të ndriçuar “zinxhirët e transmetimit. Kush ose nga ka ardhur virusi”.

Por deri më tani askush nuk e di se si rasti i parë i ri në Da Nang – një 57-vjeçar i njohur si pacienti 416 – ra në kontakt me coronavirusin.

Hendeku i njohurive ka lejuar që të vendosen disa spekulime. Mediat lokale sugjerojnë se shpërthimi i fundit mund të jetë shkaktuar nga helmimet prej viruseve. Të tjerë kanë treguar për rastet e kontrabandës së njerëzve të fundit përgjatë kufirit Vietnam-Kinë. Por nuk ka prova që sugjerojnë se imigrantët e kanë sjellë virusin në vend.

Ndryshe, Vietnami ka regjistruar mbi 789 raste me coronavirus dhe vetëm dhjetë njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version