Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë ditës së djeshme në emisionin ‘Click Plus’ tha se secili vozitës që ka ndarë para për gabimin në komunikacion, radhën e ardhshme do të jetë më i kujdesshëm dhe do të respektojë rregullat.
“Në muajt e fundit, përmes kontrolleve efikase dhe masive në komunikacion, janë gjobitur 43.170 vozitës për kundërvajtje”, thotë Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, kjo përveç që ndikon në parandalimin e aksidenteve, kjo ndikon edhe në vetëdijen publike.
“Nëse qytetarët shohin se nuk bëhen kontrolle atëherë bie respektimi i rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit”, tha Spasovski./Telegrafi/