Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në tre ditët e fundit (prej 30 prill, deri 2 maj) janë bërë 4.620 testime për coronavirus, ndërsa 210 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre 32 raste janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në tre ditët e kaluara janë shëruar 140 pacientë të shëruar, ndërsa nuk ka pasur pacientë të vdekur.
Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 309.769, prej të cilëve 299.865 janë shëruar, ndërsa 9.280 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (2 maj) është 624./Telegrafi/