Për afro një vit, Ollie Wolff Pruitt vizaton për çdo javë nga një punim në tabelën e restorantit që ndodhet në Georgia të Shteteve të Bashkuara.
E tëra filloi si një lojë, por duke parë se kjo po u pëlqen njerëzve dhe po tërheq shumë myshterinj, gjithçka u bë si një projekt i vogël i artistes, transmeton Telegrafi.
Pasi po vijnë që të shohin punimet, njerëzit po ulen në ‘Spirit’s Tavern’ që të ushqehen dhe të freskohen me pije.
Në këtë mënyrë, lokalit iu ka shtuar puna, ndërsa Pruitt po merr shumë pëlqime dhe shpërndarje në rrjete sociale me këto vizatime dhe thënie të ndryshme. /Telegrafi/