Telegrafi

Për t’ia përmirësuar jetën vajzës së sëmurë, e ndaluan rritjen dhe i hoqën mitrën

Vajza që tash ka dhjetë vjet, është diagnostikuar edhe me epilepsi, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ajo qëndron shtrirë, ka filluar të shtojë peshë dhe bartja e saj, është çdo ditë e më e vështirë.

Për këtë arsye, prindërit e vajzës nga Zelanda e Re, kanë kërkuar që asaj t’i aplikohet një terapi që ia ndalon rritjen.

“Unë e di se ajo më ndjen dhe unë të gjitha i bëj për të mirën e saj” ka thënë nëna e vajzës, për vendimin që ka marrë.

Në mënyrë që të mos ndjejë dhimbjet e periodave, Charleyt i është hequr edhe mitra.

Të gjitha këto janë bërë, sepse ajo nuk mund të tregoi nëse ka dhimbje, andaj është intervenuar që të kursehet nga dhimbjet e mundshme. /Telegrafi/